Prizreni-16 fiton me kthim ndaj Tiranës

Prizreni-16 fiton me kthim ndaj Tiranës

Sport January 26, 2022 - 21:26
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Përkundër disavantazhit deri në çerekun e tretë, Prizreni-16 ka shënuar fitore me kthim në xhiron e nëntë të Ligës Unike. 

Të mërkurën mbrëma në palestrën "13 Qershori" në Suharekë, prizrenasit kanë triumfuar ndaj Tiranës me shifrat 107:89.

Me këtë fitore që është e gjashta këtë edicion, Prizreni-16 është ngritur në kuotën e 15 pikëve, tri më shumë se Tirana. Courtney Fells me 33 pikë të shënuara ishte më efikasi, i përcjellë nga Arti Hajdari (20) e Robert McCoy (19).

Te Tirana, që e regjistroi humbjen e humbjen e pestë karshi katër fitoreve këtë sezon, më i dalluari ishte qendra Endrit Hysen Agolli me "double-double" prej 34 pikëve e 18 kërcimeve kurse Julian Hamati shtoi 23 pikë.