Prishtina barazon në miqësore ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau

Prishtina barazon në miqësore ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau

Sport January 26, 2022 - 21:25
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Prishtina barazon në miqësore ndaj ekipit nga Kazakistani, Atyrau 

Prishtina barazon në ndeshjen miqësore me skuadrën nga Kazaikstani, Atyrau, me rezultat 2:2. 

Në ndeshjen e zhvilluar në një nga fushat e kompleksit "Titanic" ku po qëndron skuadra prishtinase, u zhvillua lojë e hapur nga të dyja ekipet, shkruan faqja zyrtare e Prishtinës, përcjell Zeri.info.

Prishtina kaloi e para në epërsi me ç'rast në minutën e 30, Endrit Krasniqi e shërbeu në të majtë Mendurim Hotin, i cili gjuan bukur drejt portës, teksa në tentim për ta larguar topin, një nga futbollistët kazak e dërgon në portë për 1:0. 

Atyrau i barazoi shifrat në 1:1 pesë minuta më vonë (35). 

Prishtina golin e dytë e realizoi në minutën e 40 pas një aksioni briliant me shumë pasime. 

Sërish Endrit Krasniqi asisoi, kësaj radhe për Lorik Boshnjakun e ky i fundit brenda zonës e dërgon topin në rrjetë për 2:1. 

Kazakët në minutën e 50 të pjesës së dytë sërish i barazuan shifrat në 2:2. 

Deri në fund të ndeshjes u regjistruan edhe disa raste për shënim, mirëpo rrjetat mbetën të paprekura deri në fund.

Kjo është miqësorja e dytë e Prishtinës në Antalia, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Chernomorest Odesa (4:0). 

Takimi i radhës kontrollues luhet më 27 janar (e enjte) ndaj ekipit polak Gornik.

Prishtina e drejtuar nga trajneri Abdulah Ibrakoviq në bregdetin turk po qëndron tash e nëntë ditë.

ë ë: Nika, Mankenda, B. Krasniqi, Pllana, Mici, Boshnjaku, Karabeci, E. Krasniqi, Hoti, Kryeziu, John. Trajner: Abdulah Ibrakoviq.

ë ë ë: Zeka, Shabani, Cenaj, Tolaj dhe Mone. /Zeri.info