Zhegrova pritet të debutojë te Lille ndaj Brestit

Zhegrova pritet të debutojë te Lille ndaj Brestit

Sport January 21, 2022 - 19:06
Lajmet e Fundit nga Sporti

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, sipas të gjitha gjasave do të debutojë te skuadra e Lillet në ndeshjen në udhëtim kundër Brestit, kanë shkruar mediumet franceze.

Zhegrova nuk luajti në dy ndeshjet e fundit të ekipit francez për shkak se nuk ishte regjistruar por ndaj Brestit do të jetë i gatshëm për të luajtur.

Madje, thuhet se ai do të jetë titullar në këtë ndeshje që zhvillohet të shtunën prej orës 17:00 dhe i takon xhiros së 22 të Ligue 1.

Zhegrova javën e shkuar u transferua te Lille nga Baseli dhe të premten ka stërvitur me ekipin. 22-vjeçari ka firmosur me kampionin në fuqi të Francës deri në verën e vitit 2026.