Barcelona interesohet për Firminhon

Sport January 20, 2022 - 15:27
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për sulmuesin e Liverpoolit, brazilianin Roberto Firmino.

Barcelona po synon transferimin e Firminos në fund të këtij edicioni pasi sulmuesi është i gatshëm të largohet nga Liverpooli, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Firmino i ka bërë me dije Liverpoolit vendimin e tij për t’u larguar në fund të këtij sezoni dhe Barça do të duhet të paguajë rreth 20 milionë euro për kartonin e tij.

30-vjeçari iu bashkua Liverpoolit në vitin 2015 nga Hoffenheimin dhe për ekipin anglez ka shënuar 94 gola në 310 paraqitje në të gjitha garat.