Messi nuk e votoi atë për lojtarin më të mirë të vitit, Lewandovski: Është vendimi i tij, duhet ta respektoj

Messi nuk e votoi atë për lojtarin më të mirë të vitit, Lewandovski: Është vendimi i tij, duhet ta respektoj

Sport January 18, 2022 - 17:02
Lajmet e Fundit nga Sporti

Robert Lewandowski është shpallur mbrëmë (e hënë) lojtari më i mirë për vitin 2021, nga FIFA, shkruan Zeri.info.

Ylli i Bayern Munichit u shpall si lojtari më i mire për vitin 2021, pasi ishte në përparësi prej katër votash ndaj Leo Messit.

Nga votat e Messit, asnjëra nuk ishte për polakun, teksa për këtë zgjedhje të argjentinasit, Lewa ka komentuar duke thënë se duhet ta pyesni atë.

“Nëse kujtojmë se çfarë tha pas ceremonisë së Topit të Artë, këto ishin fjalë të këndshme, ishte bukur t'i dëgjoja nga ai.

Sa për zërat e tij, duhet ta pyesni. Është vendimi i tij, duhet ta respektoj. Nuk duhet të zemërohem me të”, tha Lewandowski.

Ndërkohë, votat e Messit ishin për: Neymarin, Kylian Mbappen dhe Karim Benzeman. /Zeri.info