Nadal e fillon furishëm turneun “Australian Open”, mposht Markos Goronën

Nadal e fillon furishëm turneun “Australian Open”, mposht Markos Goronën

Sport January 17, 2022 - 12:01
Lajmet e Fundit nga Sporti

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal nuk kishte vështirësi për të kaluar pengesë e parë në “Australian Open”. Tenisti spanjoll pa shumë mund eliminoi Markos Goronën me rezultat bindës 3-0 në sete , ose 6-1, 6-4 dhe 6-2 në geme.

Ndërkohë Denis Shapovallov eliminoi serbin Laslo Gjere, Dushan Lajoviq mundi Morton Fukoviçin, ndërsa në raundin e dytë kaluan edhe Mateo Beretini, Hubert Hurkaç, Karlos Alkaraz dhe Gael Monfills.

Në konkurrencën e femrave, Naomi Osaka mbron titullin në “Australian Open” dhe në raundin e parë, në mënyrë rutinore eliminoi Osorio Seranon nga Kolumbia me resultat 2-0 në sete, ose 6-3, 6-3 në geme.

Në sfidat e tjera, Marija Sakar inga Greqia mundi gjermanen Tatjana Marija me 2-0, ndërsa në raundin e dytë kalojnë edhe Belinda Bençiç, Elina Svitolina dhe Viktoria Azarenka.