Pas triumfit të Superkupës, Ancelotti: Tani koha për trofetë e tjerë

Pas triumfit të Superkupës, Ancelotti: Tani koha për trofetë e tjerë

Sport January 17, 2022 - 11:27
Lajmet e Fundit nga Sporti

Trajneri i Real Madridit, Carlo Anchelotti, pas triumfit të Superkupës së Spanjës mbrëmë (e diel) ndaj Athletic Bilbaos (0-2), u ka bërë thirrje lojtarëve të vet të përqendrohen në trofetë e mbetura të sezonit, shkruan Zeri.info.

Golat i shënuan Luka Modriq dhe Karim Benzema, kështu duke i’a siguruar fitoren madrileneve.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri italian i lartësoi lojtarët e vet: “Ky është ekip shumë i mirë dhe jam krenar që jam trajner i atij ekipi”.

“Tani do të vazhdojmë të garojmë në garat e tjera. Ndeshjen e radhës e kemi të enjten (në Kupën e Mbretit) e cila është e rëndësishme”, shtoi ai.

Real Madridi është lider në La Liga me 49 pike dhe është në 1\8 e finales në Ligën e Kampionëve. /Zeri.info