Mourinho e lavdëron Kumbullën: Ishte më i miri në ndeshje

Mourinho e lavdëron Kumbullën: Ishte më i miri në ndeshje

Sport January 17, 2022 - 10:05
Lajmet e Fundit nga Sporti

Roma arriti të fitoi mbrëmë (e diel) ndaj Cagliarit, në kuadër të xhiros së 21-të në Seria A, shkruan Zeri.info.

Skuadra e Mourinhos fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Cagliarit.

Në këtë sfidë titullar për Romën ishte mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla i cili bëri një paraqitje fantastike.

E për këtë paraqitje të shqiptarit pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Romës, Jose Mourinho.

Mourinho e ka lavdëruar mbrojtësin shqiptar, duke e cilësuar si futbollistin më të mirë të ndeshjes ndaj Cagliarit.

“Kumbulla ishte më i miri në fushë. Ai ka bërë një ndeshje fantastike dhe është një kënaqësi e madhe sepse në një moment të sezonit ka pasur vështirësi”.

Mourinho e ka pranuar se e ka kritikuar shumë Kumbullën dhe kritikat e kanë përmirësuar dukshëm shqiptarin.

“Kam qenë negativ në reagime, por ai ka qenë gjithmonë i përulur dhe është rritur. Në mbrojtjen me tre lojtarë ai ndihet më i qetë dhe luajti mirë, sikurse edhe Mancini”, tha trajneri portugezi. /Zeri.info