Modriq: Jam i sigurt se do të arrijmë marrëveshje për rinovimin e kontratës me Realin

Modriq: Jam i sigurt se do të arrijmë marrëveshje për rinovimin e kontratës me Realin

Sport January 17, 2022 - 09:50
Lajmet e Fundit nga Sporti

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriq, pas fitores në finalen e Superkupës së Spanjës mbrëmë (e diel) ndaj Athletic Bilbaos (2-0), i është përgjigjur pyetjes për rinovimin e kontratës me klubin madrilen, shkruan Zeri.info.

Mesfushori kroat beson se do të arrijnë një marrëveshje për rinovimin, pasi gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të mirë me klubin.

“Unë kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë me klubin. Jam i sigurt se do të arrijmë një marrëveshje.

Gjithmonë më janë dashur jo më shumë se dy minuta për të rënë dakord për një kontratë të re. Jam i sigurt se do të arrihet një marrëveshje. Dëshira ime dihet. Mendoj se edhe Real Madridi e dëshiron këtë”, tha Modriqi.

Raportohet se dy palët tashmë kanë rënë dakord për një marrëveshje deri në vitin 2023 me ulje rroge 10%.

Kroati 36-vjeçar ka kontratë të vlefshme me madrilenet deri në verën e vitit 2022.

Këtë sezon, mesfushori ka luajtur 22 ndeshje për Real Madridin në të gjitha garat, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 5 asistime. /Zeri.info