Pas triumfit të Superkupës së Spanjës, Perez: Gjithmonë duam t’i fitojmë të gjithë trofetë

Pas triumfit të Superkupës së Spanjës, Perez: Gjithmonë duam t’i fitojmë të gjithë trofetë

Sport January 17, 2022 - 09:24
Lajmet e Fundit nga Sporti

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është ndarë i kënaqur me trofeun e Superkupës të Spanjës, të cilin e fituan mbrëmë ndaj Atheltic Bilbaos, shkruan Zeri.info.

Real Madrid triumfoi në finale ndaj Athletic Bilbao me rezultat 2 – 0.

Pas trofeut të fituar, Perezi lavdëroi dyshen Thibaut Courtois dhe Luka Modriq, derisa u nda i kënaqur me këtë trofe të fituar.

“Ky titull nënkupton shumë. Kemi ndryshuar gjërat dhe jemi të lumtur. Kemi gjetur një drejtim të ri”.

“Ne gjithmonë duam të fitojmë të gjitha trofetë. Kjo është çfarë ky klub na ka mësuar që nga mosha e re. Sot jemi të lumtur”.

“Modriq nuk më befason. Ai është këtu për të fituar Topin e Artë sërish. Courtois dhe Modric janë më të mirët në botë, në pozitat e tyre”.

“Madridi mbretërit në stadiumin e King Fahd? Madrid është universal, bota ka shumë madrilenë, ku do që shkon. Madridi është padyshim klubi me tifozët më të shumtë në botë. Pra jemi të lumtur që u sjellim të gjith gëzimin”, deklaroi Perezi. /Zeri.info