Arlinda Rushiti e ka mposhtur rusen Ekaterina Kazionova në turneun ITF World Tennis Tour

Arlinda Rushiti e ka mposhtur rusen Ekaterina Kazionova në turneun ITF World Tennis Tour

Sport January 13, 2022 - 00:07

Në turneun ITF World Tennis Tour ‘Magic Hotel Tours’ W25 Monastir, i cili po zhvillohet nga data 10-16 janar 2022 në Monastir të Tunizisë, tenistja kosovare Arlinda Rushiti, pas një performance të shkëlqyer, ka mposhtur tenisten Top 300 në ranglistën botërore WTA, rusen Ekatarina Kazionova, me rezultat 5-7 6-2 6-3.

Rushiti, e cila për momentin renditet e 535-ta në ranglistën botërore WTA, është në formë të jashtëzakonshme. 

Kujtojmë se Rushiti, javën që lamë pas, shënoi një sukses historik, duke arritur në finale të ITF World Tennis Tour ‘Magic Tour’ W25 Monastir.

Arlnda konsiderohet ndër tenistet më të suksesshme në Kosovë.  /Zeri.info