Zyrtare: KB Rahoveci nënshkruan me Ameer Jackson

Zyrtare: KB Rahoveci nënshkruan me Ameer Jackson

Sport December 03, 2021 - 22:52
Lajmet e fundit nga sporti

KB Rahoveci ka arritur marrëveshje transferimi me Ameer Jackson, shkruan Zeri.info.

Jackson luan në pozitën 1 dhe 2, teksa është i gjatë 193cm.

Amerikani ka luajtur në Irak, Katar, Rumani, Tunisi dhe së fundmi është paraqitur në elitën e basketbollit të Republikës Domenikane.

Njoftimi i plotë nga KB Rahoveci (pa ndërhyrje):

"Zbarkimi i radhës në “Grapeland” mban emrin e Ameer Jackson

Amerikani i radhës që i bashkohet skuadrës sonë është Ameer Jackson që luan në pozitën 1/2 dhe është i gjatë 193 cm.

Ameer Jackson ka një eksperiencë të hatashme ku dhe është paraqitur me suksese në elitat e basketbollit të vendeve të ndryshme të botës si Irak, Katar, Rumani, Tunisi dhe së fundmi është paraqitur në elitën e basketbollit të Republikës Domenikane". /Zeri.info