Përfundon sezoni për Simon Kjaerin

Përfundon sezoni për Simon Kjaerin

Sport December 03, 2021 - 19:34
Lajmet e fundit nga sporti

Për Simon Kjaer sezoni ka përfunduar para kohe, shkaku i një lëndimi të pësuar në ndeshjen ndaj Genoas, shkruan Zeri.info.

Kjaer kishte pësuar lëndim në gju, i cili do ta lë jashtë për një kohë të gjatë.

Klubi i Milanit ka njoftuar sot se operacioni i lojtarit ka shkuar me sukses, por që reprezentuesi danez do të mungojë 6 muaj.

Kjo nënkupton se 32-vjeçari nuk do të mund të luajë më për këtë sezon. /Zeri.info