Java e nëntë sjell përballje interesante në Superligën e Femrave

Java e nëntë sjell përballje interesante në Superligën e Femrave

Sport December 03, 2021 - 19:00
Lajmet e fundit nga sporti

Nesër (e shtunë) do të zhvillohet java e nëntë në Superligën e Femrave në basketboll, shkruan Zeri.info.

Skuadra lidere, Prishtina (16 pikë), do të takohet me Bashkimin, që renditet i treti me 11 pikë.

Penza që renditet e dyta me 15 pikë, do të jetë nikoqire e skuadrës së fundit, Kastriotit, që ka tetë pikë.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet mes skuadrave nga pozitat katër dhe pesë, Vëllaznimit (10 pikë) dhe Trepçës (9 pikë). /Zeri.info