Rakitic: Messi në futboll, njësoj si Jordan në basketboll

Rakitic: Messi në futboll, njësoj si Jordan në basketboll

Sport December 03, 2021 - 18:30
Lajmet e fundit nga sporti

Ivan Rakitic luajti gjashtë sezone radhazi (2014-2020) si shok skuadre me Leo Messin te Barcelona.

33-vjeçari kroat është nga ata që mendojnë se “pleshti” e meritoi fitimin e “Topit të Artë” për herë të shtatë në karrierë.

Lojtari i Sevilla në La Liga-n spanjolle, e krahason yllin argjentinas të PSG-së me Michael Jordan, legjendën e basketbollit.

Flasim për dy sporte kolektive dhe Rakitic shprehet i bindur se Messi dhe Jordan nuk do kishin fituar kaq shumë nëse nuk do të luanin me skuadra të forta dhe shumë të mira.

“Për ne, ajo që përfaqëson Leo Messi në futboll është e ngjashme me atë që përfaqëson Michael Jordan në basketball. Të dy e dinë se pa ekipin pas tyre, ata kurrë nuk do të kishin arritur kaq suksese në karrierë”, deklaroi mesfushori kroat.