Arrihet marrëveshja, Dybala rinovon me Juventusin

Arrihet marrëveshja, Dybala rinovon me Juventusin

Sport December 03, 2021 - 18:06
Lajmet e fundit nga sporti

Paulo Dybala dhe Juventusi raportohet se kanë arritur marrëveshje për zgjatje të bashkëpunimit, shkruan Zeri.info.

Sipas mediave italiane, Dybala është pajtuar me kushtet e ofruara nga Juventusi në kontratën e re.

Sipas kontratës së re, argjentinasi thuhet se do të zgjasë kontratën edhe për tri vite të tjera, deri më 30 qershor 2025.

Dybala është pjesë e "Zonjës së Vjetër" që nga viti 2015. /Zeri.info