Laporta konfirmon interesimin për Torresin

Laporta konfirmon interesimin për Torresin

Sport December 03, 2021 - 16:46
Lajmet e fundit nga sporti

Nga Barcelona është konfirmuar interesimi për Ferran Torresin, shkruan Zeri.info.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, ka bërë të ditur se kanë në shënjestër Torresin.

“Mund të them se Torres është njëri prej lojtarëve që e kemi në shënjestër, por kemi edhe disa të tjerë. Do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Xavi ka kërkuar përforcimin e skuadrës dhe ne do të përpiqemi me forcat tona” - ka deklaruar Laporta.

Ndryshe, Ferran Torres ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2025.

21-vjeçari në tregun e transferimeve momentalisht vlerësohet me 50 milionë euro. /Zeri.info