Orari i javës së pestë në Ligën Unike, derbi në Pejë

Orari i javës së pestë në Ligën Unike, derbi në Pejë

Sport December 03, 2021 - 16:19
Lajmet e fundit nga sporti

Xhiroja e pestë e Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve, do të zhvillohet në fundjavë, shkruan Zeri.info.

Në xhiron e pestë të Ligës Unike do të takohen Teuta – Tirana Neptun, Golden Eagle Ylli – Kamza Basket, Peja  - Prizreni 16 dhe Vllaznia – Rahoveci.

Pas katër xhirove Teuta, Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli kanë nga tri fitore dhe një humbje.

Peja, Kamza Basket dhe Tirana Neptun kanë nga dy fitore dhe dy humbje, Vllaznia e Shkodrës ka një fitore dhe tri humbje, ndërsa Rahoveci ka katër humbje. /Zeri.info