Klubi italian nuk i ka paguar lojtarët që nga muaji korrik

Klubi italian nuk i ka paguar lojtarët që nga muaji korrik

Sport December 03, 2021 - 15:15
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra italiane, Catania ka përfunduar në Komisionin e Disiplinës së futbollit për shkak se nuk ka shlyer detyrimin e pagave ndaj lojtarëve.

Një nga futbollistët e klubit kishte dhënë një deklaratë duke thënë se ata nuk janë paguar që nga korriku.

Komisioni i disiplinës ka pranuar akuzën e futbollistëve, duke e dënuar Catanian me heqje dy pikësh dhe detyrimin menjëherë të pagesave ndaj futbollistëve.

Skuadra e Catanias ndodhet në Serinë C italiane, por më parë ka luajtur në Seria A.

Kushtet e vështira financiare bën që klubi të binte në Serinë B në vitin 2014. Ndërsa vetëm një vit më pas, Catania Calcio u rrëzua gjithashtu në Serie C.