Erikseni arrin marrëveshje me Interin për ndërprerje të kontratës

Erikseni arrin marrëveshje me Interin për ndërprerje të kontratës

Sport December 03, 2021 - 15:11
Lajmet e fundit nga sporti

Cristian Eriksen do ta shkëpusë kontratën e tij me Interin, shkruan Zeri.info.

Erikseni kishte pësuar një atak kardiak në qershor të këtij viti në sfidën Danimarkë – Finlandë, në kuadër të kampionatit "Euro 2020".

Që nga ajo kohë mesfushori nuk ka luajtur më futboll, pasi i është nënshtruar një operacioni në zemër.

Lojtarit nuk i lejohet të luajë në Itali, pasi Serie A ka vendosur më parë një rregull që futbollistët me probleme kardiake të mos kenë të drejtë loje.

Sipas medieve italiane, lojtari do ta ndërpresë kontratën e tij me klubin në janar.

Danez tashmë ka nisur stërvitjet me ish-klubin e tij Odense, ku synon të hyjë në formë e më pas të vendos për të ardhmem e tij.

29-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Interin deri më 30 qershor 2024. /Zeri.info