Pasi pranoi çmimin e golashënuesit më të mirë, Messi: Nder të jesh në historinë e La Ligës, më duket çmenduri të fitoj “pichichin” për herë të tetë

Sport December 03, 2021 - 14:21
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi, pak ditë më parë fitoi çmimin “pichichi”, që i jepet golashënuesit më të mirë të kampionatit spanjoll, shkruan Zeri.info.

Teksa, sot (e premte) ylli argjentinas ka postuar një fotografi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, ku shihet me trofeun në dorë dhe duket i buzëqeshur.

Ky çmim i fituar është i tetë me radhë që merr Messi, e që jepet nga prestigjiozja spanjolle, Marca.

Galaja e “Marca Awards” u zhvillua të hënën, në Madrid, dhe lojtari i PSG-së iu bashkua eventit përmes një lidhjeje me video.

Këtë të premte Messi shprehu mirënjohjen e tij për këtë vlerësim.

“Është një nder të jesh në historinë e @laliga. Më dukej çmenduri të isha në gjendje të merrja një ditë një Pichichi, aq më tepër të isha në gjendje të kaloja Zarra-n dhe as që mund ta imagjinoja se do të arrija të arrija 8 ... Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan për t'i arritur ato dhe gjithashtu @marca që erdhi këtë herë në Paris për të ma dorëzuar mua. Përqafim!”, shkroi Messi në mbishkrimin e fotografisë.

Messi, arriti të fitoi këtë çmim individual, duke i shënuar 30 gola në sezonin 2020/2021 në La Liga.

Edhe pse ai nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë gala, Juan Ignacio Gallardo, drejtori i Marca-s, ia dorëzoi në Paris, ku lojtari banon tani. /Zeri.info

Sulmuesi i PSG-së, Lionel Messi pak ditë më parë fitoi çmimin “pichichi” që i jepet golashënuesit më të mirë të kampionatit spanjoll, shkruan Zeri.info.

Teksa, sot (e premte) ylli argjentinas ka postuar një fotografi në faqen e tij zyrtare në “Instagram”, ku shihet me trofeun në dorë, dhe duket i buzëqeshur.

Ky çmim i fituar është i tetë me radhë që merr Messi, e që jepet nga prestigjiozja spanjolle, Marca.

Galaja e “Marca Awards” u zhvillua të hënën, në Madrid, dhe lojtari i PSG-së iu bashkua eventit përmes një lidhjeje me video.

Këtë të premte, Messi shprehu mirënjohjen e tij për këtë vlerësim.

“Është një nder të jesh në historinë e @laliga. Më dukej çmenduri të isha në gjendje të merrja një ditë një Pichichi, aq më tepër të isha në gjendje të kaloja Zarra-n dhe as që mund ta imagjinoja se do të arrija të arrija 8 ... Faleminderit të gjithëve që më ndihmuan për t'i arritur ato dhe gjithashtu @marca që erdhi këtë herë në Paris për të ma dorëzuar mua. Përqafim!”, shkroi Messi në mbishkrimin e fotografisë.

Messi, arriti të fitoi këtë çmim individual, duke i shënuar 30 gola në sezonin 2020/2021 në La Liga.

Edhe pse ai nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë gala, Juan Ignacio Gallardo, drejtori i Marca-s, ia dorëzoi në Paris, ku lojtari banon tani. /Zeri.info

A post shared by Leo Messi (@leomessi)