Rangnick për Ronaldon: Nuk kam parë kurrë një lojtar 36-vjeçar në një formë të tillë, ai vendos lehtësisht rezultatin e ndeshjeve

Rangnick për Ronaldon: Nuk kam parë kurrë një lojtar 36-vjeçar në një formë të tillë, ai vendos lehtësisht rezultatin e ndeshjeve

Sport December 03, 2021 - 11:10
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i ri i Man Unitedit, Ralf Rangnick ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin portugez, Cristiano Ronaldon, shkruan Zeri.info.

Pas fitores ndaj Arsenalit, ai për Ronaldon tha se ai ende mund të vendos lehtësisht rezultatin e ndeshjeve, teksa ai arriti të shënoi dy gola duke e ndihmuar ekipin e tij ta fitoi derbin anglez.

Gjithmonë duhet të përshtatni stilin tuaj të futbollit ose idetë tuaja në varësi të lojtarëve që keni”.

E pashë Ronaldon 36-vjeçar duke luajtur në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Arsenalit. Një profesionist i mrekullueshëm. Nuk kam parë kurrë një lojtar të moshës së tij në formë të tillë fizike. Ai ende vendos lehtësisht rezultatin e ndeshjeve”.

“Por çështja nuk është vetëm tek ai, çështja është në zhvillimin e ekipit në tërësi. Duke gjykuar nga ajo që pashë dje, Cristiano Titanu është më se i gatshëm të japë më të mirën e tij për ekipin”, tha Rangnick.

Ndërkohë, Rangnick është emëruar si trajner i përkohshëm i Man Unitedit, deri në fund të sezonit, me mundësi vazhdimi. /Zeri.info