Agjenti i Eriksenit flet për të ardhmen e danezit

Agjenti i Eriksenit flet për të ardhmen e danezit

Sport December 03, 2021 - 09:19
Lajmet e fundit nga sporti

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen, dje (e enjte), ka filluar të stërvitet me skuadrën e Odenses në Danimarkë, shkruan Zeri.info.

Erikseni pasi pësoi atak kardiak në Kampionatin Evropian, më në fund ai është rikthyer në stërvitje.

Pas incidentit në “Euro 2020”, mesfushorit iu shtua një defribilator në zemër.

Rregullat në Serie A nënkuptojnë se një lojtar me këtë implant nuk lejohet të luajë në futbollin profesionist.

Në një interevist, agjenti i Eriksen, Martin Schoots ka folur për të ardhmen e klientit të tij.

Ashtu si çdo person që ka përjetuar atë që ka Christian, ai po punon për shërimin e tij. Atij i pëlqen ta bëjë këtë në mjedisin e tij në Milano ose kur është në Danimarkë, privatisht, në vendin e tij të lindjes”.

Herë pas here, kur ai është një kohë në Danimarkë dhe kur i pëlqen, ai mund të stërvitet me Odensen. Ky është një gjest i madh i ish-klubit të tij”.

Chris ka një karakter pozitiv, optimist dhe energjik, por nuk është ende momenti për të folur për futbollin. Vetëm Kristiani do të vendosë nëse dhe kur do të vijë ky moment”.

Lojtari 29-vjeçar ka kontratë të vlefshme me Interin deri në qershor 2024, ndërsa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij. /Zeri.info