Real Madridi vazhdon me formë të lartë, fiton edhe ndaj Bilbaos

Real Madridi vazhdon me formë të lartë, fiton edhe ndaj Bilbaos

Sport December 01, 2021 - 23:02
Lajmet e fundit nga sporti

Real Madridi ka vazhduar me formën e lartë, duke shënuar edhe fitoren e pestë radhazi në La Liga, shkruan Zeri.info.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti fitoi sonte si vendase ndaj Athletic Bilbaos.

Golin e vetëm dhe të fitores për ''Los Blancos'' e shënoi Karim Benzema në minutën e 40-të.

Real Madridi pas kësaj fitore ka 36 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, kurse Athletic Bilbao renditet i teti me 20 pikë. /Zeri.info