Mankenda për takimin ndaj Besës në Kupë: Prishtina e vlerëson maksimalisht ndeshjen, kërkojmë kualifikim në fazën tjetër

Mankenda për takimin ndaj Besës në Kupë: Prishtina e vlerëson maksimalisht ndeshjen, kërkojmë kualifikim në fazën tjetër

Sport November 30, 2021 - 18:41
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

FC Prishtina të mërkurën me fillim në ora 12:30 do të përballet me Besën e Pejës në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

Sfida në fjalë do të zhvillohet në Brestovik të Pejës. Besa që është një ndër skuadrat më të trofeshme në futbollin e Kosovës, në këtë edicion bën gara në Ligën e Parë.

Në rrethin e dytë të Kupës marrin pjesë 32 skuadra, derisa skuadrat fituese kalojnë në rrethin e tretë të garave.

Për takimin ndaj Besës para ndeshjes ka folur për faqen e klubit, sulmuesi anësor, Gauthier Mankenda. "Prishtina në këtë ndeshje pret fitore dhe gjatë gjithë takimit, do ta kërkojë kualifikimin tutje", ka thënë Mankenda, përcjell Zeri.info.

"Sikurse për çdo takim tjetër, edhe për këtë ndeshje jemi përgatitur maksimalisht", shtoi ai për ta komentuar edhe kundërshtarin.

"Ata janë kundërshtar sikur kundërshtarët tjerë në kampionat dhe ata do të luajnë të motivuar. Besa ka një skuadër të mirë", përfundoi Gauthier Mankenda. /Zeri.info