Edon Zhegrova kontribuon me dy asistime në fitoren e Baselit ndaj Luzernit

Edon Zhegrova kontribuon me dy asistime në fitoren e Baselit ndaj Luzernit

Sport November 28, 2021 - 19:11

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova ka vazhduar me formën e tij mbresëlënëse duke kontribuar me dy asistime në fitoren e Baselit ndaj Luzernit me rezultat 1-3, shkruan Zeri.info.

Zhegrova asistoi në golin e parë të realizuar nga Arthur në minutën e tretë, kurse për golin e dytë në minutën e 49-të që e konkretizoi Petreta.

Dhjetë minuta më vonë, Zhegrova u zëvendësua duke ia liruar vendin bashkëlojtarit të tij, Ndoye.

Me këto dy asistime, Zhegrova grumbullon gjithsej katër asistime në këtë edicion me Baselin.

Ndërkohë, vlen të theksojmë se goli i vetëm i Luzernit u asistua nga kosovari tjetër, David Domgjoni. /Zeri.info