Juventusi mposhtet në shtëpi nga Atalanta, vendos goli i Zapatas

Juventusi mposhtet në shtëpi nga Atalanta, vendos goli i Zapatas

Sport November 27, 2021 - 20:01

Juventusi ka pësuar humbje nga Atalanta në shtëpi me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 14-të  Serie A.

Zonja e Vjetër e nisi më mirë takimin, duke rrezikuar e para me Paulo Dybalan, por ky i fundit nuk ishte i saktë.

Atalanta në rastin e parë serioz arriti të shënojë. Berat Gjimshti dha një pasim të mirë për Duvan Zapatan, i cili me tu futur në zonë me një gjuajtje të bukur shënoi për 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, pasi nuk prodhoi më raste.

Juventusi rrezikoi i parime Adrien Rabiot në minutën e 65-të, por Juan Musso bëri pritje të bukur.

Krejt në fund Juventusi ka mundu të barazojë, por goditja e dënimit e gjuajtur nga Dybala u ndal në shtyllë.

Atalanta pas fitores ngjitet mbetet në vendin e katërt me 28 pikë, ndërsa Juventusi i teti me 21 pikë.