Xavi hedh poshtë thashethemet rreth largimit të De Jongut dhe Gavit nga Barcelona

Xavi hedh poshtë thashethemet rreth largimit të De Jongut dhe Gavit nga Barcelona

Sport November 27, 2021 - 16:40

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka hedhur poshtë thashethemet se mesfushorët, Frenkie de Jong dhe Gavi mund të largohen në verën e ardhshme, shkruan Zeri.info.

Bayern Munich dhe Manchester City ishin klubet të cilat u përmenden si destinacione të mundshme të De Jongut.

Holandezi nuk është lojtari i vetëm i lidhur me një largim. Chelsea është përfolur se po interesohet për Gavin, ndërsa Riqui Puig është lidhur vazhdimisht me një transferim diku tjetër.

Megjithatë, trajneri Xavi ka mohuar këto thashetheme, teksa ka konfirmuar qëndrimin në “Camp Nou” të De Jong dhe lojtarëve tjetër të lartpërmendur.

Ne kemi nevojë për ata [De Jong dhe Gavi] – ata nuk janë fare në shitje”, ka thënë fillimisht Xavi.

“Shitja e tyre nuk është ideja jonë. Riqui Puig është si një lojtar tjetër në ekipin tonë. Ne llogarisim tek ai”, përfundoi trajneri i Barcelonës.

De Jong iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2019 nga Ajaxi, dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. /Zeri.info