Tetova: Kemi luajtur ndaj Prishtinës dhe e kemi ditur se çfarë vështirësish na presin, ndikoi lodhja te lojtarët e mi

Tetova: Kemi luajtur ndaj Prishtinës dhe e kemi ditur se çfarë vështirësish na presin, ndikoi lodhja te lojtarët e mi

Sport November 27, 2021 - 15:22
Lajmet e fundit nga sporti

Prishtina ka shënuar fitore të pastër dhe bindëse në udhëtim te Ulpiana, në ndeshjen e javës së 16-të në Superligën e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin ''Sami Kelmendi'' në Lipjan, përfundoi me rezultatin 0-3.

Leotrim Kryeziu shënoi dy gola në fitoren e kryeqytetasve, kurse një tjetër Besnik Krasniqi nga pika e bardhë.

Trajneri i Ulpianës, Edlir Tetova, pas ndeshjes për mikrofonin e ''Art Sport'' u shpreh:

“Kemi luajtur kundër Prishtinës dhe e kemi ditur se çfarë vështirësish na presin. Ndikoi lodhja te lojtarët nga këto tri ndeshjet e fundit. Duhet ta harrojmë këtë ndeshje dhe të vazhdojmë tutje. Fondi i ekipit është ky, por ne do ta vazhdojmë punën tonë” - tha fillimisht ai.

Kurse, rreth kartonit të kuq që mori kapiteni i tyre, Marclei Santos, Tetova tha: “Çdo lojtar i ka momentet e veta brenda ndeshjes. Sigurisht që nuk ishte veprim i mirë. Në këto momente gjithçka ndodh. Unë nuk e pash si karton të kuq, ndoshta gjyqtarët e kanë parë më mirë dhe ashtu e gjykuan”. 

Ndryshe, Ulpiana renditet e shtata me 17 pikë. /Zeri.info