Rezultatet nga nëntë ndeshjet e zhvilluara sot në Ligën e Parë

Rezultatet nga nëntë ndeshjet e zhvilluara sot në Ligën e Parë

Sport November 27, 2021 - 15:11
Lajmet e fundit nga sporti

Sot (e shtunë) janë zhvilluar nëntë ndeshje në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës, shkruan Zeri.info.

Pesë ndeshje u zhvilluan në kuadër të Grupit A, kurse katër në Grupin B.

Këto ndeshje ishin të vlefshme për javën e 14-të dhe të fundit për stinorin vjeshtor.

Rezultatet nga ndeshjet e zhvilluara sot:

Grupi A:

Liria 2-2 Rahoveci

Trepça ‘ 89 1-2 Istogu

A&N 2-0 Onix

Drenasi 0-2 Trepça

Besa 3-0 Vëllaznimi

Grupi B:

2 Korriku 1-0 Flamurtari

Ramiz Sadiku 0-1 Vushtrria

Vllaznia Pozheranit 0-2 Fushë Kosova

Kika 4-0 Vitia

Kujtojmë se dje (e premte) u zhvillua vetëm një ndeshje, ajo mes Ferizajt dhe Arbërisë në Grupin B, e cila u mbyll baras dhe pa gola. /Zeri.info