Tovërlani lirohet nga paraburgimi, ky është reagimi i tij në rrjetet sociale

Tovërlani lirohet nga paraburgimi, ky është reagimi i tij në rrjetet sociale

Sport October 27, 2021 - 19:46
Lajmet e fundit nga sporti

Trajneri i njohur i futbollit, Afrim Tovërlani, është liruar nga paraburgimi, shkruan Zeri.info.

Tovërlani ishte arrestuar para dy ditësh (25 shtator), pasi i njëjti dyshohet se me thikë, derisa ka qenë në gjendje të dehur, e ka kanosur kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

LEXO TË PLOTË: Arrestohet Afrim Tovërlani, dyshohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Por, 54-vjeçari është liruar tashmë nga paraburgimi. Ai së fundmi ka bërë edhe një postim në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Toki” nuk ka ka dhënë ende ndonjë koment rreth rastit, teksa edhe në “Facebook” ka shpërndarë një fotografi të vitit 1986, në kohën kur luante për klubin e Prishtinës. /Zeri.info

Image