Arrestohet Afrim Tovërlani, dyshohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Arrestohet Afrim Tovërlani, dyshohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport October 26, 2021 - 17:53
DETAJET

Mbrëmë është arrestuar trajneri i futbollit Afrim Tovërlani pasi i njëjti dyshohet se me thikë, derisa ka qenë në gjendje të dehur, e ka kanosur kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar për “Zërin” se rasti i raportuar sot në raportin 24 orësh ka të bëjë me rastin në fjalë.

“Graçanicë, 25.10.2021-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Zëri