Reagon Shpend Ahmeti pas arrestimit të Afrim Tovërlanit që u tha se e kërcënoi me thikë

Reagon Shpend Ahmeti pas arrestimit të Afrim Tovërlanit që u tha se e kërcënoi me thikë

Sport October 26, 2021 - 22:02

Mbrëmë trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të sulmit me thikë ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shkruan Zeri.info.

E për këtë situatë të pazakontë, para pak minutash, ka reaguar-sqaruar kryetari Shpend Ahmeti i cili ka thënë se nuk ndihet as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi Toverlani.

Ahmeti shpreson që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit.

Postimi i plotë i Shpend Ahemtit:

Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.

Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen.

Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit. /Zeri.info