Bersant Celina shënon në çastet e fundit dhe ia siguron fitoren skuadrës së tij

Bersant Celina shënon në çastet e fundit dhe ia siguron fitoren skuadrës së tij

Sport October 23, 2021 - 18:45
Lajmet e fundit nga sporti

Ipswich Town ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Leage One (kategoria e tretë e futbollit anglez), shkruan Zeri.info.

Ipswich shënoi fitore 2-1 ndaj Fleetwood, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të.

Bersant Celina ia siguroi fitoren skuadrës së tij duke shënuar në minutën e tretë shtesë (90+3).

 

 

Reprezentuesi i Kosovës në këtë ndeshje u inkuadrua si zëvendësues në minutën e 65-të. Për të ishte ky goli i parë në League One, pas rikthimit të tij te klubi anglez gjatë verës.

Conor Chaplin shënoi golin tjetër në fitoren e vendasve, teksa Callum Morton shënoi për mysafirët golin e vetëm.

Ipswich pas kësaj fitore ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë, kurse Fleetwood ndodhet në pozitën e 21-të me 13 pikë. /Zeri.info