Ndeshje e çmendur në Pragë, Lyoni merr fitoren e tretë radhazi - Shaqiri luajti për 75 minuta

Ndeshje e çmendur në Pragë, Lyoni merr fitoren e tretë radhazi - Shaqiri luajti për 75 minuta

Sport October 21, 2021 - 23:14
Lajmet e fundit nga sporti

Lyoni ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, shkruan Zeri.info.

Në ndeshjen e raundit të tretë në Grupin A, skuadra e drejtuar nga Peter Bosz shënoi fitore në udhëtim te Sparta Prague.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Letna” të Pragës, ka përfunduar me rezultatin 3-4.

Vendasit mbyllen pjesën e parë me epërsi prej 2-1. Lukas Haraslin shënoi të dy golat në minutat 4 dhe 19, teksa Karl Ekambi shënoi për mysafirët në minutën e 42-të.

Skuadra franceze përmbysi gjithçka në pjesën e dytë. Houssem Aouar fillimisht barazoi shifrat në minutën e 53-të, teksa Lucas Paqueta ia dha epërsinë në minutën e 67-të. Në skenë u shfaq edhe një herë Ekambi, i cili ia siguroi fitoren në minutën e 88-të.

E gjitha çfarë bëri skuadra çeke, ishte ngushtimi i rezultati në minutën e gjashtë shtesë (90+6), kur shënoi Ladislav Krejci.

Vlen të theksohet se te Lyoni për 75 minuta luajti futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Lyoni ka 9 pikë dhe është lider i grupit, kurse Sparta Prague renditet e dyta me katër pikë. /Zeri.info