Anton Cena e fiton medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos për veteran

Anton Cena e fiton medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos për veteran

Sport October 21, 2021 - 20:59
Lajmet e fundit nga sporti

Xhudisti Anton Cena ka arritur që ta fitoj medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos për veteran, që po mbahet në Lisbonë, shkruan Zeri.info.

Në kategorinë deri në 66 kilogram, Cena arriti ta fitoj medaljen e artë në konkurencën e veteranëve, pasi mposhti Lucio Conceicao.

Pas këtij suksesi, Cena ka bërë të ditur se mund të largohet nga pjesëmarrja në garat për veteran, shkaku se do t’i nënshtrohet një operimi. /Zeri.info