Besa, e gatshme për ndeshjen e rëndësishme që e zhvillon sonte

Besa, e gatshme për ndeshjen e rëndësishme që e zhvillon sonte

Sport October 17, 2021 - 12:35
Lajmet e fundit nga sporti

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, është e gatshme për ndeshjen ndaj Borcit. 

Sot prej orës 18:00 në Banjallukë të Bosnjë e Hercegovinës, Besa luan me skuadrën vendase. 

Është ndeshja e parë e raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Të dielën paradite pejanët kanë zhvilluar stërvitje në palestrën “Borik”, ku sonte Besa synon ta bëj hapin e parë drejt raundit tjetër. /Zeri.info