Jon Gashi shkëlqen në Stamboll, fiton medaljen e artë

Jon Gashi shkëlqen në Stamboll, fiton medaljen e artë

Sport September 21, 2021 - 10:37
DETAJET

Taekwondisti kosovar Jon Gashi ka fituar medaljen e artë në Kupën e 6-të Presidenciale të Evropës për të Rinj, të mbajtur dje dhe sot në Stamboll të Turqisë, shkruan Zeri.info.

Gashi fitoi katër luftëra në kategorinë e kadetëve +65 kilogramë.

Paraqitje mbresëlënëse pati edhe Denis Bllaca, i cili fitoi tri luftëra për junior, kategoria -59 kg, për t’u ndalur në çerekfinale. Denisi fitoi kuotën për pjesëmarrje në Evropianin U21, kategoria Olimpike për të Rinj.

Pjesëmarrës ishte edhe Elion Agushi, që u ndalë në luftën e parë, grupmosha junior, kategoria -55 kg. /Zeri.info