Bayern Munichi i pamëshirshëm, shënon shtatë gola në fitoren ndaj Bochumit

Bayern Munichi i pamëshirshëm, shënon shtatë gola në fitoren ndaj Bochumit

Sport September 18, 2021 - 17:37

Bayern Munichi ka triumfuar me rezultat të thellë 7-0 ndaj Bochumit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë në Bundesliga.

Bavarezët kanë marrë edhe fitoren e katërt radhazi në kampionat pasi barazimit në javën e parë ndaj Borussia Monchengladbach.

Pjesa e parë e ndeshjes ndaj Bochumit u karakterizua me dominim të Bayernit, i cili përveç rasteve të shumta shënoi edhe katër gola.

Serinë e golave për Bayernin e hapi Leroy Sane (17’) me një supergol nga goditja e lirë për 1-0, ndërsa Joshua Kimmich (27’) shënoi për 2-0.

Bayerni shpejt gjeti edhe golin e tretë me Serge Gnabry (32’) për 3-0, ndërsa Vassilios Lampropoulos shënoi autogol për 4-0.

Në pjesën e dytë, Bayerni vazhdoi me lojë më të mirë dhe shënoi edhe tri gola tjera për ta marrë një fitore të madhe.

Robert Lewandowski (61’) shënoi për 5-0, Kimmich (65’) u përkujdes për 6-0, ndërsa Eric Choupo-Moting (79’) shënoi për rezultatin përfundimtar 7-0.

Pas kësaj fitore, Bayerni e sheh veten në pozitën e parë me 13 pikë, ndërsa Bochumi zë vendin e 17-të me tri pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bavarezët udhëtojnë te Gurther Furth, teksa Bochumi e pret Stuttgartin.