Kryetari i FVK-së, Bahri Gjinovci nderohet nga CEV

Kryetari i FVK-së, Bahri Gjinovci nderohet nga CEV

Sport September 18, 2021 - 14:35
Lajmet e fundit nga sporti

Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Bahri Gjinovci, është nderuar nga Konfederata Evropiane e Volejbollit, përcjell Zeri.info.

Konfederata Evropiane e Volejbollit-CEV, ka nderuar me “pin” të artë Gjinovci për zgjedhje në krye të FVK, për mandatin e ri.

Nënpresidenti i CEV, Renato Arena i dorëzoj dhuraten nga CEV kryetarit Gjinovci, në fund të Asamblesë së Përgjithshme.

Asambleja e Përgjithshme është mbajtur sot (e shtunë) në Poloni, teksa në të mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm, Valon Nikqi. /Zeri.info