Lyoni e nis me fitore në Ligën e Evropës, Shaqiri luajti si zëvendësues

Lyoni e nis me fitore në Ligën e Evropës, Shaqiri luajti si zëvendësues

Sport September 16, 2021 - 23:17
Lajmet e fundit nga sporti

Lyoni e ka nisur me fitore në Ligën e Evropës, duke fituar në udhëtim te Rangers në ndeshjen e raundit të parë në Grupin A, shkruan Zeri.info.

Ndeshja e zhvilluar në “Ibrox Stadium” në Glasgow ka përfunduar me rezultatin 0-2.

Karl Toko Ekambi dhe James Tavernier (autogol) shënuan në fitoren e mysafirëve nga Franca.

Xherdan Shaqiri u aktivizua edhe në këtë ndeshje te Lyoni, duke u inkuadruar si zëvendësues në minutën e 71-të.

Lyoni me tri pikë është lider i grupit, kurse Rangers pozicionohet i fundi me zero pikë. /Zeri.info