Vedat Muriqi shënon për Lazion në miqësore (VIDEO)

Vedat Muriqi shënon për Lazion në miqësore (VIDEO)

Sport August 04, 2021 - 21:56
Lajmet e fundit nga sporti

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shënuar gol sonte për Lazion në një ndeshje miqësore, shkruan Zeri.info.

Lazio ditën e sotme zhvilloi një ndeshje miqësore me skuadrën nga kategoria e tretë e futbollit gjerman, Meppen.

Ndeshja u mbyll baras 1-1, teksa golin për lacialët e shënoi Vedat Muriqi.

Sulmuesi shtatlartë ishte titullar sot te skuadra e drejtuar nga Maurizio Sarri.

Përveç Muriqit, nga fillimi u aktivizuan edhe Thomas Strakosha e Elseid Hysaj. /Zeri.info