Miqësorja mes Dukagjinit dhe Besës zhvillohet sot në Klinë

Miqësorja mes Dukagjinit dhe Besës zhvillohet sot në Klinë

Sport August 01, 2021 - 13:14
Lajmet e fundit nga sporti

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës, Dukagjini, sot (e diel) do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Besën, shkruan Zeri.info.

Skuadra nga Superliga dhe ajo nga Liga e Parë do të takohen nga ora 18:00.

Miqësorja mes dy skuadrave nga rrafshi i Dukagjinit do të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të përgatitjeve parasezonale, ku trajnerët e të dy skuadrave kanë mundësinë të testojnë futbollistë të ri, por edhe përforcimet e tyre. /Zeri.info