Kosova, e dyta për medalje në xhudo në “Tokio 2020”

Kosova, e dyta për medalje në xhudo në “Tokio 2020”

Sport July 30, 2021 - 12:54
Detajet

Ekipi i Kosovës është i dyti më i suksesshëm në sportin e xhudos në kuadër të lojërave olimpike “Tokio 2020”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës, shkruan Zeri.info.

Kosova pati një prezantim me dinjitet në Japoni, duke arritur t’i fitojë dy medalje të arta nga 11 garues gjithsej.

Të dy medaljet erdhën në sportin e xhudos, me Distria Krasniqin që triumfoi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe Nora Gjakova deri në 57 kilogramë.

Këto dy suksese kanë bërë që Kosova të renditet e dyta në “Tokio 2020” sa u përket medaljeve në sportin e xhudos.

Vetëm nikoqirët e Japonisë me 8 medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë, kanë fituar më shumë se Kosova.

Në vendin e tretë renditet një shtet i fortë si Franca me një medalje të artë, po aq sa ka edhe Gjeorgjia, e katërta.

Më poshtë keni renditjen e dhjetë vendeve më të suksesshme në “Tokio 2020” në xhudo. /Zeri.info

Image