Chiellini konfirmon vazhdimin e kontratës me Juventusin

Chiellini konfirmon vazhdimin e kontratës me Juventusin

Sport July 29, 2021 - 17:23
Lajmet e fundit nga sporti

Qendërmbrojtësi italian, Giorgio Chiellini, ka konfirmuar vazhdimin e kontratës me klubin e Juventusit, shkruan Zeri.info.

36-vjeçari ka thënë se është ende i uritur dhe ende dëshiron të fitojë trofe me “Zonjën e Vjetër”.

“Më duhen edhe disa ditë pushim për të marrë veten, por të hënën do të jem i lumtur të rinisem përsëri në Torino. Jam i lumtur për të rifilluar përsëri. Unë dua të fitoj ende trofe me fanellën e Juventusin, pasi ende jam i uritur për suksese” – ka thënë mes tjerash reprezentuesi italian.

Chiellini pas rikthimit në Torino, do të nënshkruaj kontratë njëvjeçare me klubin.

Giorgio Chiellini është pjesë e Juventusit që nga viti 2005. /Zeri.info