Dani Carvajal vazhdon me Real Madridin

Dani Carvajal vazhdon me Real Madridin

Sport July 29, 2021 - 13:09
Lajmet e fundit nga sporti

Mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal, ka vendosur të vazhdojë me Real Madridin, shkruan Zëri.info.

Sipas “Mundo Deportivo”, lojtari do të rinovojë kontratën e tij me “Los Blancos” deri në vitin 2024.

Siç raportohet, bisedimet për rinovimin e kontratës kanë filluar muaj më parë dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i klubit.

Sipas medies në fjalë, lojtari për t’u përshtatur me kërkesat e klubit ka pranuar uljen e pagës së tij për 10%.

Carvajal u ribashkua me Real Madridin më 3 qershor 2013 për një shumë prej 6.5 milionë eurove nga klubi gjerman, Bayer Leverkusen. /Zëri.info