Loriana Kuka mposhtet dhe nuk arrin të vazhdojë rrugën për medalje në Tokio
Sport
July 29, 2021 - 08:37
DETAJET
Loriana Kuka nuk ka arritur të vazhdojë rrugën drejt medaljes së tretë olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Xhudistja jonë u mund nga rusja Aleksandra Babintseva, me shënim të artë në raundin e dytë të kategorisë -78 kg.
Kukës nuk i priu fati, pasi lufta që zgjati mbi gjashtë minuta po shkonte në favor të saj.