Mundësi Egzon Shala dhe trajneri i tij kanë arritur në Tokio

Mundësi Egzon Shala dhe trajneri i tij kanë arritur në Tokio

Sport July 28, 2021 - 17:43
Lajmet e fundit nga sporti

Pas udhëtimit të gjatë dhe të mundimshëm, mundësi Egzon Shala dhe trajneri i tij, Sylejman Shala, kanë arritur sot në Fshatin Olimpik në Tokio.

Egzoni, fitues i normës olimpike, është garuesi i fundit që arrin në Tokio nga ekipi ynë olimpik, derisa gara e tij është më 5 gusht, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ndërkohë, ekipi i shenjëtarisë sportive, Drilon Ibrahimi dhe Gëzim Hazrolli, kanë mbërritur sot në Kosovë. /Zeri.info