Maqedonia e Veriut fiton medaljen e parë olimpike pas 21 vjetësh pritje

Maqedonia e Veriut fiton medaljen e parë olimpike pas 21 vjetësh pritje

Sport July 27, 2021 - 12:12
DETAJET

Maqedonia e Veriut ka arritur ta fitojë medaljen e parë olimpike pas 21 vjetësh pritje.

Është Dejan Georgievski ai që i ka siguruar medaljen e parë olimpike.

Georgievski në disiplinën e taekvondos kaloi në finale të këtij eventi sportive në Lojrat Olimpike në Tokio, pasi në gjysmëfinale mundi sportistin nga Korea e Jugut, Kio Don.

Në raundin e parë përfaqësuesi i Koresë së Jugut kishte epërsi 1-0, mirëpo Georgievski përmbysi rezultatin në raundin e dytë dhe kaloi në epërsi me rezultat 5-3. Në raundin e tretë, Dejan Georgievski zgjëroi epërsin dhe mundi Kio Don In-in me rezultat 12-6.

Në finale, Georgievski do të përballet rusin Larin Vladisllav, i cili është favorit i parë i turneut olimpik. Dejan Georgievski ka në xhep medaljen e argjendit, ndërsa në orën 14.45 do të kërkojë medaljen e artë në Lojrat Olimpike në Tokio.