Pedro, jashtë planeve të Mourinhos

Pedro, jashtë planeve të Mourinhos

Sport July 23, 2021 - 14:31
Detajet

Lojtari spanjoll Pedro mund të largohet nga Roma, shkruan Zëri.info.

Sipas medies “Goal Italia”, sulmuesi 33-vjeçar nuk është më në planet e trajnerit Jose Mourinho.

Spanjolli ka edhe dy vjet kontratë me “Giallorossët”, të cilët janë në pritje të ofertave për lojtarin.

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, klubi italian Genova mund të jetë destinacioni i mundshëm i lojtarit për të ardhmen.

Pedro iu bashkua Romës më 25 gusht të vitit 2020 nga Chelsea.

Në të kaluarën Pedro ka luajtur për FC Barcelona. /Zëri.info